Arrihet marrëveshja, Inter rinovon me Spallettin deri në vitin...

Pas një merkatoje shumë të mirë, Inter po mendon edhe për rinovimet, ku e ka nisur me teknikun Spalletti.

Luciano ka rinovuar deri në vitin 2021 dhe lajmin e ka bërë të ditur, vetë klubi zikaltër nëpërmjet një postimi në facebook.

Spalletti është shprehur se rinovimi ka qenë thjesht diçka burokratike pasi ata kishin rënë dakord prej kohësh.

Akoma nuk ka detaje në lidhje me pagën e teknikut.