Zaza drejt Francës

Pavarësisht se është përfolur për një rikthim në Serinë A, Simone Zaza mund të përfundojë në kampionatin francez. Afrimet e Batshuayi dhe Gameiros te Valencia, kanë bërë që 27-vjeçari të kërkojë një sistemim të ri për të ardhmen.

Pas Torinos, që ka kohë që interesohet për futbollistin, në garë është futur edhe ekipi i Nice, që e shikon sulmuesin italian si zëvendësuesin ideal të Mario Balotellit, i cili u ka kërkuar drejtuesve të klubit francez largimin.