Policia italiane jep detajet e para: Ja shkaku i shembjes së urës në Genoa

Pas shembjes së urës në Geona, ka reaguar policia italiane e cila ka bërë të ditur paraprakisht, shkakun e rënies së urës. Sipas saj, shkaku i rënies së urës, janë kushtet atmosferike, veçanërisht një stuhi e fortë që e goditi atë.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë nga vendngjarja bënë të ditur se ura u shemb pasi u godit nga një vetëtimë dhe më pas e kanë parë atë të shembet.

Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur mesditën e sotme. Të paktën 22 persona kanë humbur jetën mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa 7 të tjerë janë nxjerrë nga rrënojat në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për urën Morandi 1 km e gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953 –1955. Pjesa e shembur arrin në 300 m gjatësi.

Mbi 200 forca zjarrfikëse janë angazhuar në vendngjarje.