Mario Manzukic njofton largimin e papritur nga skuadra

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, është larguar nga Kombëtarja kroate.

Lajmi është konfirmuar nga mediat kroate dhe ato italiane, por edhe nga vetë “bomberi”, i cili nëpërmjet një letre emocionese ka njoftuar lamtumirën e tij.

Kujtojmë që 32-vjeçari këtë vit në Botërorin e Rusisë ka arritur të shkojë deri në finale, por nuk ka mundur të fitojë trofeun, pasi është mundur nga Franca me rezultatin 4-2.

Tashmë sulmuesi do të jetë i gjithi në dispozicionin e Juventusit, që e ka një “armë” shtesë shtatlartin, ku në shumë ndeshje e ka vërtetuar se është një lojtar vendimtar, me karakter të fortë dhe që jep gjithçka për skuadrën e tij.