Një shembull nga SHBA. ‘Liria qëndron në zemrat e burrave dhe grave; kur vdes atje’

Nga Ilir Demaliaj

‘Liria qëndron në zemrat e burrave dhe grave; kur vdes atje, nuk ka kushtetutë, nuk ka ligj, nuk ka gjyq që mund ti shpëtoj’.

Ndërsa e gjithë vëmendja është përqendruar në prishjen e godinës së Teatrit nga qeveria dhe mbrojtjen e saj nga qytetarët, ku tashmë po luhet komedi- tragjedia e radhës, mua tek po vizitoja Old South Meeting House në Boston, më doli para syve Parlamenti Parë Shqiptar.

I kthyer ne vitet 60 si Teatri Kukullave me qëllim për ta denigruar atë godinë. Sipas gjithë burimeve kjo godinë e Parlamentit të Parë të Shtetit Shqiptar, në vend që të rikonstruktohej dhe të bëhej siç ka qenë si objekt historik dhe jo vetëm…

Siç bën gjithë bota e qytetëruar, është në plan për t’u shembur pas teatrit kombëtar dhe për të realizuar planin e kullave rreth Bankës Shtetit. Ashtu si Hotel Dajti, Teatri, Stadiumi dhe ish Parlamenti Pare, sot Teatri Kukullave, është lënë me qëllim në rrënim për ti vënë rruspën trashëgimisë historike sipas mendësisë delirante dhe korruptive kriminale të kryeministrit Rama dhe oligarkëve të krimit se historia fillon me mua.

Në atë godinë i kanë shërbyer shtetit dhe kombit, ata burra që luftuan dhe krijuan pavarësinë dhe fillimet e shtetit dhe parlamentarizmit, si At Gjergj Fishta nënkryetar I parlamentit, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Riza Dani, Ahmet Zogu, Ali Këlcyra, Rexhep Mitrovica, Koço Tasi e te tjerë.

Një popull që nuk ka kujtesë historike, që trashëgohet, me referenca historike objekte dhe dokumente, ai popull nuk ka të ardhme pasi i mungon bazamenti themeli ku të qëndroj binaja shtetrore.

Old South Meeting House në Boston është ndërtuar në 1729.

Nga 1770 deri në 1775 në Old South Meeting House janë mbajtur të gjitha përkujtimet vjetore te Masakrës se Bostonit ne 1770.

Në 16 Dhjetor 1773 u mblodhën pesë mijë kolonist për të kundërshtuar taksat e anglezëve dhe ishte vendi ku organizohej Tea Party.

Ne 1775 u okupua nga anglezet te cilët e shkatërruan gjithçka brenda. E mbushën me dhe, dhe e përdorën për të praktikuar kalorësit.

Pasi u larguan anglezet nga Boston, skica e ndërtesës dhe interiorit ishte fshehur ne kullën e jugut te godinës, e cila u gjet, dhe u përdor nga arkitekti Thomas Dawes per ta rindërtuar ashtu siç ishte.

Ne 1872 ne Zjarrin e Madh të Bostonit kjo ndërtese gati u shkatërrua fare por u rindërtua prap siç ishte. Prej 1729 deri kur u dogj ne 1872 shërbeu si Kishe dhe vend takimesh dhe hedhje idesh e protestash ashtu siç dhe vazhdon dhe sot. Në ditet e sotme ka shërbim lutjesh kishtare vetëm një here në vit ne ditën e Thanksgiving.

Old South Meeting House është prej tre shekujsh dhe vazhdon dhe sot si vend takimesh, organizimesh, rrahje idesh te qytetarëve dhe protestash karshi qeverise lokale, shtetërore apo federale. Është vendi ku shprehen lirisht shqetësimet, idetë, mendimet e qytetarëve.

Gjatë ditës nga ora 9 e mëngjesit deri ne katër pasdite shërben si museum për vizitorë.

Kur hyn dhe e viziton shkallët e drunjta kërcasin, Dyshemeja ka dhe të plasura nga vjetërsia dhe madhështia e historisë.

Ne hyrje është një tabelë ‘If this wall could speak’ (Në qofte se këto mure mund të flasin).

Vendi im nuk ka më mure që mund te flasin, se duan të flasin, muret e krimit si mure varri pa gjurmë.

Është Land Mark ( Trashëgimi Kulturore Historike) që ruhet e mirëmbahet nga shteti me përkujdesjen më të madhe si qindra të tjera objekte historike kulturore ne Boston.

Po e mbyll këtë shkrim me një thënie të Gjykatësit Learnd Hand në 21 Maj 1944 ne fjalën e tij ne Old South Meeting House:

"Liria qëndron në zemrat e burrave dhe grave; kur vdes atje, nuk ka kushtetutë, nuk ka ligj, nuk ka gjyq që mund ti shpëtoj".