VIDEO-FOTO/ Tmerr në Genova, konfirmohen 11 të vdekur nga shembja e urës

Shembja e urës në Genova po merr përmasa edhe më tragjike.

Sipas Corriere Della Sera është konfirmuar vdekja e të paktën 11 personave.

Bilanci mbetet provizor pasi ekziston frika se numri i viktimave të jetë më i lartë.

Mbi 20 makina me dhjetra persona kanë mbetur nën rrënoja dhe qindra forca zjarrëfikëse janë në betejë me kohën për shpëtimin e të mbijetuarve.

Sic u kemi njoftuar më herët, bëhet fjalë për urën ‘Morandi’, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian.

Mediat italiane raportojnë se shembja e urës mund të ketë ardhur nga moti I keq.

/SYRI.net