E presin jashtë spitalit, Ronaldo mashtron mediat me veprimin që bën. Ja çfarë ka ndodhur

Braziliani Ronaldo Nazario de Lima, ish-futbollisti i njohur, ka lënë spitalin këtë mëngjes, pasi ishte i shtruar në poliklinikën “Nuestra Señora del Rosario”, në Ibiza, që nga e premtja e kaluar.

Ish-kampioni i Botës ka lënë spitalin në orën 10:30 nga ana e pasme, për të shmangur mediat, që ishin stacionuar në hyrje që herët në mëngjes.

Vetë legjenda e futbollit brazilian siguroi të dielën, përmes rrjeteve të tij sociale, se shtrimi i tij në spital kishte ndodhur për shkak të një procesi të fortë gripal, i shoqëruar me një pneumoni.

Ronaldo u shtrua pasditen e së premtes së kaluar në spitalin “Can Misses”, në Ibiza, ku u diagnostikua me pneumoni, pasi kreu vizitat e duhura në Departamentin e Emergjencave.

Braziliani ishte në spitalin publik deri në mesnatën e së premtes, kur kërkoi të spostohej për mjekime të mëtejshme në qendrën spitalore private në Ibiza.