VIDEO/ Tjetër ngjarje e rëndë në Itali, dyshime për viktima

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Një urë është shembur në autostradën ‘A10’ në Genova dhe bashkë me të sipas raportimeve të para të mediave kanë rënë dhjetëra makina.

Dyshimet janë se mund të ketë viktima.

Bëhet fjalë për urën ‘Morandi’, që lidh Genovën Perëndimore me Ligurian.

Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa.

Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.