Behgjet Pacolli publikon FOTO me Thaçin në Shëngjin: Drekë e këndshme me Presidentin

Temperaturave të larta siç duket nuk u kanë rezistuar as liderët politikë dhe shtetëror në Kosovë.

Për këtë, edhe ata, si shumë qytetarë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.

Në një postim të bërë nga ministri i Jashtëm, përkatësisht zëvendëskryeministri, njëkohësisht kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ai – përmes dy fotografive – shihet së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

“Drekë e këndshme në Shëngjin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin”, ka shkruar Pacolli në përshkrimin e fotografive.