Zbardhen detaje nga djegia e banesës në Fier, ja pse ia vuri zjarrin gruaja

Detaje të tjera dalin në dritë nga djegia e banesës në Fier. Ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli. Pronari i banesës, Ardian Gjika në një prononcim për mediat ka treguar se kush fshihet pas zjarrit.

Gjika pohoi se pak para ngjarjes kishte qenë në banesë më gruan e tij, e cila vuan nga depresioni. Pasi kishin debatuar së bashku, ai kishte shkuar në një fshat aty pranë, Daullas, ndërsa gruaja kishte qëndruar në shtëpi. Burri tregon se gruaja e tij pasi i ka vënë flakën banesës, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai tregoi se kishin qenë shokët që e kishin njoftuar për ngjarjen, ndërsa tregon se nga zjarri është dëmtuar gjithçka.

“Më treguan shokët që më ishte djegur shtëpia. Mu dogj i gjithë malli”, tha ai.

Rudina Ismaili është grindur më herët me bashkëshortin dhe vjehrrin, ndërsa është ndaluar nga policia disa metra larg banesës së shkrumbuar.
?Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.