A është ai i dashuruar në ju? Gjashtë shenjat që e tregojnë këtë

Nuk është sekret se meshkujt dhe femrat i shprehin ndjenjat ndryshe.

E kjo mund të sjellë vështirësi, kur dëshironi të mësoni, nëse ai është i dashuruar vërtet apo jo.

Por, në mënyrë që ta kuptoni këtë, ekspertët kanë treguar për shenjat, që i shfaqin vetëm meshkujt e dashuruar tek ju:

Të dëgjon

Sa shpesh i ndajmë historitë jo interesante dhe detajet e panevojshme me tjerët? Rregullisht! Një person i sjellshëm mund t’jua dëgjojë këto histori, të pohojë me kokë, por të mos ju kushtojë shumë vëmendje.

Nëse një mashkull i mban mend historitë për të afërmit tuaj, atëherë kjo do të thotë, se ai u ka kushtuar rëndësi fjalëve tuaja. Ai të dëgjon dhe kjo është karakteristikë që tregon se është i dashuruar në ju.

Nuk është kokëfortë

Një mashkull i dashuruar i pranon gabimet, pavarësisht se mund të jenë torturuese për të. Ai e trajton mendimin e të dashurës me respekt dhe kjo është arsyeja, se përse ai gjithmonë është i hapur për kompromise.

Nuk është kundër njohjes me familjen tënde

Njohja me familjarët tuaj është shenjë që tregon, se ai për çdo gjë do të jetë afër jush. Ai përpiqet të sillet mirë me të gjithë të afërmit tuaj dhe këtë e bën sepse ju dashuron, e respekton familjen tuaj dhe e kupton se shumë shpejt familja juaj mund të bëhet edhe familja e tij!

E kërkon mendimin tuaj, kur i zgjedh rrobat

Meshkujt gjithmonë duan të duken mirë. Nëse një mashkull kërkon nga ju që t’i tregoni çfarë rroba të vesh, atëherë ai patjetër që dëshiron që ju të çmendni pas tij!

Gatuan që t’ju bëjë të ndiheni mirë

Nëse një mashkull gatuan për t’ju kënaqur, atëherë kjo është shenjë e dashurisë!

Nuk frikësohet të duket i ‘dobët’

Është sfidë e vërtetë për meshkujt ta shfaqin dobësinë e vërtetë. Por nëse vërtet ju dashuron, ai nuk do të ndihet i turpshëm të qajë, kur e shikoni një film të pikëlluar.