Luftë mediash për N’Zonzin, italianët thonë se ai është i...

Steven N’Zonzi duket se është target i shumë skuadrave europiane

Francezi sot është thënë se mund të transferohet në Real Madrid apo në Barcelonë, kurse francezët thonë se ai është synim i PSG’së,  por kjo nuk do të ndodh sipas mediave italiane.

Ato kanë shkruar se Roma ka arritur marrëveshje për 30 milionë euro për mesfushorin e Sevillas dhe Francës.

Sipas Calciomercato.it, Roma “mund ta mbyllë marrëveshjen” për një çmim prej 28-30 milionë euro, me Sevillan që duhet e ka zvogëluar çmimin nga 35 milionë sa ishte në fillim.

Nga ana tjetër Sport Mediaset ka shkruar se N’Zonzi është pajtuar për një kontratë katër vjeçare me vlerë 3 milionë euro në sezon, kurse agjenti dhe babai i tij po ashtu do të paguhet nga romakët.

Andaluzianët, të cilët humben SuperKupën e Spanjës me Barcelonën të dielën nuk e kishin ftuar 29 vjeçarin në skuadër, mund ta zëvendësojnë atë me dështimin e Interit, Joao Mario.