FOTO/ Ronaldo i kërkon Juventusit të blejë yllin e Serie A

Juventus ka investuar për të fituar Ligën e Kampionëve. Madje këtë nuk e fsheh as trajneri Allegri.

Ajo që “Don Balon” zbulon është se portugezi i ka kërkuar drejtuesve të Juventusit të bëjnë edhe një “goditje” të madhe në merkato.

Me sa duket emri që Ronaldo pëlqen është serbi Milinkoviç-Saviç.

Lotito nuk e lëshon mesfushorin pa një ofertë të majme në tavolinë. Për të në garë është pothuajse gjysma e Europës.