", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Dua Lipa nuk ndalet, kërcen mbi tavolina

Kënga “Tavolina” ka qenë një prej hiteve më të mëdha të vitit 2014 që vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.

Bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut, Lumi B dhe Ledri Vulës numëron mbi 30 milionë shikime në YouTube dhe dëgjohet me kënaqësi nga fansat e këngëtarëve.

Ndërsa kjo këngë ka rezultuar e pëlqyeshme edhe për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Gjatë Festivalit Sunny Hill, 22-vjeçarja është argëtuar në masë të madhe duke shijuar muzikën vendore.

Ndërsa pikërisht kënga “Tavolina” duket të ketë qenë ndër të preferuarat e Duas, e cila është parë duke vallëzuar dhe duke e kënduar refrenin.

Një video nga argëtimi i saj e ka publikuar vet Ermal Fejzullahu, i cili është shprehur krenar që ajo pëlqen këngën e tyre.

“Është kënaqësi ta shohësh një artiste që e do e gjithë bota duke u kënaqur me këngët tona. Krenar me ty Dua”, ka shkruar Ermali në përshkrim. 

 

 

Dua Lipa rocking mi tavolina. Eshte kenaqesi me pa nje artiste qe e don krejt bota tu u knaq me kanget tona ... proud of u Dua .... @ledrivula @lumib

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on