VIDEO/ Goli më i çuditshëm i historisë, e shënon një femër me të pasme

Gola të çuditshëm kemi parë shpesh në futboll. Megjithatë, diçka si goli në këtë video me të vërtetë është parë rrallë.

Në Botërorin e grupmoshave U-20 për femra, është shënuar një gol me të vërtetë i çuditshëm, ku futbollistja duke rënë në tokë brenda zone pa dashje e shkel topin me të pasme dhe sfera përfundon në rrjetë.

Video e këtij goli ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale dhe në vetëm pak orë është klikuar mbi 1 milionë herë.

Shikojeni vetë golin që mund të quhet pa frikë më i çuditshmi në historinë e futbollit.