FOTO/ Moderatorja më e re në ‘Top Channel’ zbulon detajet nga emisioni i ri

Fjoralba Ponari këtë sezon televiziv u bashkua me Edi Manushin për të drejtuar emisionin sportiv ‘Top Arena’. Pavarësisht se nuk kishte moderuar më parë një format të tillë, Fjoralba ja doli mbanë më së miri.

Për këtë arsye asaj i është besuar një tjetër program televiziv. Pak ditë më parë, nëpërmjet ‘Instagram’-it Fjoralba tregoi se në sezonin e ardhshëm do të rikthehet me një emision të ri, sërish përkrah Manushit. Duke mos dashur të zbulojë se për cilin emision bëhet fjalë, ajo thjesht ka vendosur të ndajë me të gjithë disa detaje nga formati më i ri.

Dikush nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’ e ka pyetur: “Mund të na zbulosh çfarë do prezantosh në sezonin e ri në ‘Top Channel’?”. “Një program që ka pak nga të gjitha: edhe thashetheme, lojëra, sport edhe të qeshura e të qara”, – ka zbuluar moderatorja. Më pas ajo ka treguar se emision do të nisë në tetor dhe deri atëherë do të na duhet të presim për të zbuluar surprizat që janë rezervuar.