Lovren bën merak Liverpoolin: Ndeshjen me Kroacinë më shkatërruan

Dejan Lovren i ka bërë të gjithë merak në kampin e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klop.

Mbrojtësi nuk po mund të stërvitet për shkak të dhimbjeve që ndjen në stomak. Ai ka rrëfyer problemin që e kaloi gjatë Kupës së Botës dhe te Liverpooli nuk janë aspak të qetë për gjendjen e lojtarit.

“Nuk mund të stërvitem aspak, për shkak të problemeve me muskujt e stomakut. Po përjetoj shumë dhimbje dhe do të konsultohem me një specialist në Holandë. Kur filloi ky problem? E ndjeva gjatë Kupës së Botës”, tha Lovren.

“Kam luajtur me dhimbje dhe ato tre ndeshje më shkatërruan fare. Por kush nuk do të luante për Kroacinë në një kompeticion aq madhor! Pas përfundimit të Kupës së Botës, dhimbja u përkeqësua. Madje as nuk mund të ulem në makinë pa ndjerë dhimbje dhe kur dal nga makina më dhemb si dreqi. Shtrëngoja dhëmbët për të luajtur me Kroacinë, por tani po paguaj çmimin. Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për atë që ne arritëm në Rusi”, deklaroi Lovren për “Sportske Novosti”.