VIDEO/ Neymar shënon golin e parë për PSG në kampionatin e ri

Neymar e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligue 1.

Ylli brazilian ka arritur të shënojë pas 10 minutave lojë për PSG në përballjen kundër Caen.

Ky ishte goli i parë në kampionatin e ri për kampionët e Francës.

PSG e ka mbyllur me fitoren 2-0 pjesën e parë ndaj Caen, teksa pas Neymar ka shënuar Rabiot (35’).