Skënderbeu-Laçi, pesë gola në pjesën e dytë përcaktojnë fituesin

Skënderbeu ia doli të fitojë edhe Superkupën e Shqipërisë, pas kampionatit dhe Kupës në sezonin e kaluar, duke realizuar kështu “tripletën” në Shqipëri.

Në ndeshjen e parë si trajner të Orges Shehit, korçarët fituan me përmbysje.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, dhe me pak raste shënimi, por në të dytën, Skënderbeu fitoi gjithçka, pas 5 golave të realizuar, me shifrat 3-2.

Ishte Lushkja që në të 48-tën, zhbllokoi shifrat, duke kaluar kurbinasit në avantazh, ndërsa pas 6 minutash barazoi Aliti.

Skënderbeu vazhdoi në sulm, dhe me penallti të fituar nga Dejvi Bregu, shënoi Muzaka me stilin “Panenka”.

I treti ishte për Bregun, që shfrytëzoi një pasim nga Krasniqi. Pati kohë edhe për një gol të Xhixhës në minutat e fundit, por vetëm kaq. Shehi e nis me një trofe karrierën si trajner.