VIDEO/ Shënoi pas 8 minutash lojë, ja çfarë thotë Ronaldo pas golit të parë me Juventusin

Cristiano Ronaldo ka debutuar me gol në fitoren e Juventusit në ndeshjen miqësore kundër Juventus B.

Skuadra e parë e Juventusit ka mposhtur 5-0 skuadrën e të rinjve.

Në këtë ndeshje për Juventusin luajti edhe Cristiano Ronaldo, që shënoi pas tetë minutave.

Pas këtij goli, Ronaldo ka falënderuar tifozët e Juventusit në rrjetet sociale.

“Një ditë emocionuese, në një atmosferë të veçantë që tregon historinë fituese të Juventusit”, ka shkruar Ronaldo.

“Faleminderit për të gjithë tifozët për dashurinë e madhe të treguar”.