Sulmuesi francez ikën nga Atletiko Madridit te një tjetër klub i madh spanjoll

Shumë fjalë për të ardhmen e sulmuesit francez të Atletiko Madridit dhe vetëm tashmë është bërë zyrtar largimi i tij.

Bëhet fjalë për Kevin Gameiro, i cili largohet nga klubi madrilen, por vazhdon të qëndrojë në Spanjë.

Shumë skuadra e kërkonin lojtarin në La Liga, por fillimisht ai kërkoi që të qëndronte te Atletiko.

Por duket se konkurrenca me Diego Kostën ishte e papërballueshme për francezin.

27-vjeçari ka zgjedhur që karrierën e tij ta vazhdojë të skuadra e Valencias, një klub që lufton gjithmonë për një vend në kupat e Europës.