'Bomba'/ Agjenti: Modriç do luajë në itali

Agjenti kroat i futbollistëve, Marko Naletilic, është shprehur i bindur që një ditë Luka Modric do të luajë në Itali.

Luka Modric "me të vërtetë e pëlqen idenë për të qenë protagonist në Serie A me Interin dhe mendoj se ai do të luajë atje herët ose vonë", tha një agjent kroat.

Real Madridi po refuzon të lërë mesfushorin të largohet, por Luciano Spalletti konfirmoi mbrëmë se lojtari është i interesuar për të bërë një lëvizje në San Siro.

"Nga ajo që di unë, Modriç jo vetëm që ka menduar për Interin, por me të vërtetë i pëlqen ideja për të qenë një protagonist në Serie A me Nerazzurët", tha agjenti kroat Marko Naletiliç për Tuttosport.

"Do të shohim se çfarë ndodh. Ndjenja ime është që, herët a vonë, ai do të luajë në Itali. Ashtu si shumë kroatë të moshës së tij, ai u rrit duke shikuar Serie A në televizion. "

1990-të ishin epoka e artë për futbollin italian, por këtë sezon kalimi i Cristiano Ronaldos në Juventus e ka kthyer Serie A në hartë.

"Fakti që Interi u përpoq për Modricin dhe ai me të vërtetë e konsideron si lëvizje, tregon se sa Ronaldo po ndikon në të gjithë futbollin italian", shtoi Naletiliç.

/Ariglon Pali/Syri.net/