Po rikthehet Milani i madh, super goditje në merkato. Nesër vizitat dhe firma

Pas Higuan dhe Caldara, Milan kryen një tjetër goditje të madhe.

Tashmë është arritur akordi për transferimin në Milani të mesfushorit francëz Tiemoué Bakayoko. Lojtari i Chelsea vjen te Milan me formulën e borxhit 1 vjecar dhe të drejtën e blerjes nga kuqezinjtë në vlerën 40 milion euro.

Bakayoko vjen sonte në darkë në Milani dhe nesër do të kryejë vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë.

Francezi është një lojtar me cilësi të larta teknike por sidomos fizike dhe do të jetë një përforcim i madh për mesfushën e Rino Gatuzos.