Milan e Juve ‘fërkojnë duart’, ylli i PSG refuzon rinovimin
Mesfushori francez është në skadencë kontrate dhe ka refuzuar sërish rinovimin e ofruar nga PSG.
Adrien Rabiot ka të ngjarë të bëhet emri më i nxehtë në javët e fundit të tregut evropian të transferimeve.
Sipas 'L'Equipe', tani PSG është në udhëkryq: ta shesë menjëherë lojtarin apo të përpiqet ta bindë gjatë vitit për të rinovuar me rrezikun pas dere që Rabiot në fund të vitit të ardhëm mund të largohet si lojtar i lirë.
23-vjeçari i majtë është objektiv i shpallur nga Milan, Juventus dhe Barcelona. Përgatiti SYRI.net