Më thuaj çfarë kafeje pi, të të them çfarë njeriu je

Njerëzit e çiltër pëlqejnë të përdorin karamele, ose vanilje në kafe, kapuçinon e pinë romantikët, makiato është zgjedhje e të përgjegjshmëve, ndërsa kafen e pastër të zezë e pinë njerëzit që kërkojnë sfida.

Pija e zezë është mjaft e preferuar për një numër të madh njerëzish, por vetëm “më të guximshmit” pinë kafe të pastër të zezë, ndërsa të tjerët pëlqejnë ta përziejnë me qumësht, karamele ose çokollatë.

Kafen e zezë në takim e porosisin njerëzit, që janë të sigurt në vete dhe që kërkojnë vazhdimisht sfida. Miqtë i përshkruajnë si të mprehtë, ndërsa sfida më e madhe është për t’i bërë të qeshin.

Njerëzit e frikësuar dhe të pasigurt zgjedhin kafe pa kafeinë. Ekspres i gjatë është zgjedhje e personave eksplodues dhe që e dinë që do të kenë nevojë për shumë energji.