Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri! Ja dëmet që ka shkaktuar

Një tërmet i fuqishëm tronditi sot vendin tonë, duke shkaktuar edhe dëme në bazë materiale si dhe duke plagosur disa persona.

Nga të dhënat e deritanishme raportohet se si pasojë e tërmetit 5.4 ballë, janë çarë muret e një shtëpie në Dibër si dhe janë dëmtuar lehtë disa të tjerë.

Ndërkohë si pasojë e tërmetit është shkëputur një masiv shkëmbor në Valbonë, i cili ka rënë mi një makinë Land Rover ku udhëtonin 4 shtetas.

Mjeti u godit në pjesën e bagazhit,  dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u transportuarn menjëherë në Kosovë.

Tërmeti i fuqishëm ëhstë ndier gjithashtu edhe në vendet fqinje si Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.