Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, u ndie dhe në 4 shtete të tjera! Ja situata

Një tërmet i fuqishëm tronditi Shqipërinë gjatë ditës së sotme. Tërmeti i cili ishte i shkallës 5.4 ballë e kishte epiqendrën 9 kilometra nga Burreli.

Tërmeti u ndje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtet fqinje si Kosova, Maqedonia, mali i Zi. Gjithashtu lëkundjet janë ndier edhe në Bosnjë.

Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz apo në bazë materiale. Kohët e fundit kanë qenë të shumtë tërmetet që kanë tronditur vendin tonë, ku shumica e tyre e ka patur epiqendrën në Gjirin e lallzit.