'Rreshteri' serb mes Realit dhe Juves. 120 milionë euro mund të…

Real Madridi janë të gatshëm të luftojnë kundër Juventusin në garën të siguruar shërbimet e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, raporton Marca.

23-vjeçari serb është bërë shumë i kërkuar pas performancave të tij mbresëlënëse me Lazion. Shumë nga klubet më të mëdha evropiane, si Real Madridi, Juventusi dhe Manchester Unitedi, kanë shprehur interesim për të gjatë këtij afati kalimtar..

Megjithatë, këto ekipe kanë kohë vetëm deri nesër, të dielën, t’i bëjnë ofertë zyrtare Lazios për blerjen e Savicit, pasi që presidenti i klubit, Claudio Lotito, ka thënë se nuk do t’i shqyrtojnë ofertat e bëra pas kësaj dite.

Çmimi i Milinkovic-Savicit është 120 milionë euro dhe asnjë ofertë më e ulët se kaq nuk do të merret parasysh nga drejtuesit e klubit italian.