VAR, sivjet edhe në këtë super kampionat…

Federata e Futbollit të Spanjës, ka njoftuar se për herë të parë në futbollin spanjoll, do të përdoret sistemi VAR (Video Assistant Referee).

VAR-i i ndihmon gjyqtarëve në vendimmarrje pasi që kur ndodhë një incident për të cilin gjyqtari nuk është i sigurt, ai mund ta rishikojë incidentin në një video të transmetuar në një ekran të vogël afër fushës. Gjyqtari ka opsionin të mos e shikojë videon fare, por t’i besojë gjyqtarëve të cilët ndodhën në një dhomë të veçantë për rishikimin e incidenteve, përcjell Gazeta Express.

Kjo teknologji, e cila sezonin e kaluar është përdorur në Itali e në Gjermani, si dhe këtë vit në Kupën e Botës në Rusi, do të përdoret për herë të parë në Spanjë për ndeshjen e Superkupës, ku do të përballen Barcelona dhe Sevilla.

Federata spanjolle ka njoftuar se të dyja klubet janë pajtuar që në finale të përdoret VAR-i. Gjyqtari përgjegjës për VAR do të jetë Carlos del Cerro, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Jesus Manzano dhe Angel Gonzalez.