Paloka: Jemi të tronditur! Të çmendurin e kemi në krye të qeverisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas masakrës së ndodhur dje në Selenicë ku u vranë 8 persona.

Ai thotë se ngjarja ka tronditur çdo shqiptar por i vetmi që jeton në botë tjetër është kryeministri Edi Rama, duke kujtuar përshëndetjen e tij të mëngjesit.

Paloka e quan cinik Kryeministrin Rama dhe shton: Ne të çmendurin e kemi në krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve? 

Ja postimi i Palokës 

Tragjedia e Vlorës me të drejtë ka tronditur çdo shqiptar; dy familje që u shuan me gra e fëmijë bashkë.

I vetmi që vazhdon të jetojë në botë tjetër është kryeministri i vendit. Pikërisht në këto momente dhe pikërisht nga Vlora, Rama shkruan në fb: “ju uroj një fundjavë të qetë”…

Është cinizmi ekstrem i një kryeministri që nuk ja ndjen hiç për askënd apo është fakti që shumë qytetarë shkruajnë në komentet e tyre lidhur me autorin e krimit:

‘Ne të çmendurin e kemi në krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve.