Ironia me policët, zbardhen dëshmi të vrasësit të Selenicës

Vrasësi i Selenicës, Ridvan Zykaj, ka qenë ironik me policët kur e kanë arrestuar.

Menjëherë pas arrestimit, ai ka pranuar që ka vrarë 8 kushërinjtë e tij.

Por policët janë habitur nga qëndrimi i tij.

I ftohtë dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ai u ka thënë policëve: Më kapët eee, më arrestuar shumë vonë.

Më pas ai është shoqëruar me forca të shumta speciale për në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Por 24-vjeçari ka guxuar të sfidojë edhe policinë, ku me tone ironike i ka thënë: Më arrestuat shumë vonë.

Aty ai është marrë në pyetje nga prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmanaj.