Fjalët e para, çfarë i tha killeri i Selenicës policisë, kur u arrestua
Killeri i Selenicës, 24-vjeçari Ridvan Zykaj është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Që prej orës 18:00 të mbrëmjes së djeshme, Zykaj ishte njeriu më i kërkuar në Shqipëri, pas masakrës së kryer në fshatin Resulaj ku u vranë 8 persona të së njëjtës familje.
Ridvan Zykaj është parë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një zonë shkurresh në periferi të Selenicës.
Nga policia i është bërë thirrje: Dorëzohu hidh armën.
Mësohet se nuk ka pasur rezistencë nga ana e 24-vjeçarit.
Ai ka qenë i fshehur mes shkurreve në periferi të Selenicës, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.
Në momentin e arrestimit ai ka thënë vec një fjalë: ‘më kapët’, dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin.
Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë i dehur, burime nga grupi i arrestimit bënë me dije se 24-vjeçari nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit.