FOTO/ ‘Unë kot s’u bie në qafë’! Ja çfarë pati thënë vrasësi para masakrës

Ridvan Zykaj tronditi Vlorën sot dhe gjithë Shqipërinë me krimin makabër duke ekzekutuar 8 persona në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.

Ai ekzekutoi 4 gra, 3 burrra dhe një fëmijë.

Ndërkohë që ende ngjarja është e mbuluar nga misteri për sa i përket shkaqeve që çuan në këtë masakër, duket se 24 vjeçari ka patur konflikte të vazhdueshme me kushërinjtë e tij.

Në një postim në profilin e tij në ‘Facebook’ autori duke iu përgjigjur komentit të njërit prej shokëve të tij në ‘FB’ i cili e këshillon që të mos bëj fjalë me njeri, sidomos me kushërinjtë, i kundërpërgjigijet se ai “nuk u bie në qafë” por nëse e ngacmojnë ai nuk do t'i lërë rehat. 

Sot Ridvan Zykaj në rrethana ende të paqarta vra 8 persona: Azem Zykaj, Sara Zykaj, Denis Zykaj, Perie Zykaj, Aferdita Zykaj, Besim Zykaj, Ledion Zykaj (fëmija 6 vjeç) dhue Vasilika Zykaj. Si motiv i konliktit dyshohen edhe çështjet pronësore por ende nuk është e konfirmuar.

Ndërsa dëshmitarë treguan se ai në adoleshencë kishte pasur një djegie të trupit në masën 70%. “Një depression i momentit”, mund të ketë qenë shkaku, tha një dëshmitar.

 Autori ende nuk është kapur, ndërsa policia ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes pasi ai është i rrezikshëm dhe i armatosur. Në Resulaj të Selenicës ka mbërritur edhe ministri Fatmir Xhafaj dhe drejtori I Policisë së Shtetit Ardi Veliu. /Fax news.