Adriatik Llalla kërkon në Gjykatë, heqjen e sekuestros për pronat e tij

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ankimon vendimin për sekuestro preventive të pronave të tij.

Ankimimi është bërë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda nga avokati Sokol Hazizaj.

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish kryeprokurorit. Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë

Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua Vetting-ut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..

Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e Vetting-ut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi te Presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Llalla hetohet për "shpërdorim detyre", "deklarim të rremë të pasurisë" dhe "pastrim të produkteve të veprës penale"