Mourinho zbulon a do bëjë Manchesteri blerje në momentet e fundit të merkatos në Angli

Jose Mourinho ka pranuar se nuk pret blerje të reja te Manchester United gjatë ditës së sotme, kur mbyllet merkato e futbollistëve në Angli.

Tekniku kishte deklaruar gjatë javëve të fundit se do ta kishte të vështirë të bënte diçka të mirë me skuadrën nëse nuk afroheshin lojtarë dhe mesa duket është dorëzuar që nuk do të arrijë gjë me “djajtë e kuq” në këtë edicion.

Sipas informacioneve që kam, them se nuk ka blerje. Nuk kam shumë besim pasi merkato mbyllet sot, ndaj ka ardhur koha që të mos mendoj më për merkaton. Duhet të përqendrohem te lojtarët që kam për dy ndeshjet e para, ndoshta tre, pasi më pas do të jetë pushimi për kombëtaret dhe do të kem kohën për të riaftësuar lojtarë apo për t’i përgatitur më mirë”, tha Mourinho.