Rivale të përhershme? Dua Lipa flet për herë të parë për Rita Orën

Dua Lipa këngëtarja me origjinë kosovare mbërriti dje në Prishtinë,për të përformuar ne festivalin “Sunny Hill”.

Sapo ka mbërritur ajo ka dalë në një  konferencë për mediat,ku ka treguar diçka më shumë për festivalin.

Në këtë konferencë këngëtarja ka treguar dhe për marredheniet e saj me këngëtaret si Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Ajo ju ka dhënë fund spekulimeve që arsyeja e mos prezences së Ritës,është ajo.

Siç ka treguar Rita dhe Bebe do të jënë prezente në festivalin që do të organizohet vitin tjetër.

”Kemi dashur të sjellim shumë artiste femrash në  festivalin “Sunny Hill”,perfshirë këtu Rita Ora,Bebe Rexha,Era Istrefi  dhe te tjerë “ tha këngëtarja duke treguar se marrëdhiniet e saj me Riten janë të mira.

Kur më pyesin se nga jam dhe u përgjigjem,nga Prishtina,Kosova,më pyesin se si ështe me qënë nga ai vend,kurse pyetja tjetër është ku gjendet.Këto reagime nuk është se i mirëpres,dua të dëgjoj duke thënë se e njoh sepse Rita Ora vjen nga Kosova,Majlinda Kelmendi vjen nga Kosova.

“Kemi qejf me pa shumë talente nga Kosova dhe shumë arsye për ta vizituar Kosoven” tha ndër të tjëra Dua.