Manchester City fiton garën me Juventusin, transferon lojtarin më të ri të Botërorit

Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Melbourne Cityt, Daniel Arzani.

Për transferimin e tij, klubi anglez ishte në garë me Juventusin.

Arzani theu rekordin për lojtarin më të ri në skuadrën e Australisë për Kupën e Botës. Ai ishte gjithashtu lojtari më i ri në këtë turne.

19-vjeçari thuhet se do të huazohet nga Manchester City për kampionin e Skocisë, Celtic.

“Danieli është bërë një nga yjet më të ndritshme të Australisë dhe e ka dëshmuar punën dhe talentin e tij në Kupën e Botës. Talenti i tij është i nevojshëm për të pasur sukses në nivelin më të lartë”, ka thënë drejtori sportiv Brian Marwood.