VIDEO/ Atleti shqiptar denoncon: Më manipuluan rezultatin në Europian

Izmir Smajlaj u rendit i gjashti në finalen e kërcimit së gjati në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Gjermani.

Por, atleti shkodran akuzon nëpërmjet një statusi në Facebook, për manipulime në rezultat, në kërcimin e tij të tretë.

Reagimi i plotë i Smajlajt:

“Te nderuar miq, Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale. Por, me vjen keq qe dhe ne “Kampionatin Europian” te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ).

Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoi imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoi moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit.

Une, si atlet dhe bashke me “Federaten Shqiptare te Atletikes”, kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren!

Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!”.