Tjetër tërmet i fuqishëm, lëkundjet shembin disa ndërtesa

Ishulli indonezian i Lombokut është goditur nga një tërmet i fortë, ku ende ndihen pasojat e lëkundjes së fuqishme të së dielës.

USGS tha se tërmeti i fundit kishte një madhësi prej 5.9 - dhe ka raporte që shembën disa ndërtesa.

Punëtorët e shpëtimit ende po gërmojnë nëpër rrënojat dhe përpiqen të japin ndihmë për viktimat e një tërmeti shumë të madhm shkruan syri.net

Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili vrau të paktën 131 vetë, ishte "jashtëzakonisht destruktiv".

Disa fshatra iishin shembur plotësisht, tha një zyrtar i Kryqit të Kuq në Lombok, për BBC.