Zyrtare: Real dorëzohet, largohet mesfushori kroat

Real Madrid ka njoftuar se Mateo Kovacic do të largohet për tek Chelsea në huazim një vjeç dhe se ata kanë nënshkruar me Thibaut Courtois.

Transferimet janë zyratrizuar nga të dy klubet me anë të komunikatave për shtyp.

Portieri belg pritet të kushtojë 40 milion euro, ndërsa mesfushori kroat do jetë huazim vetëm për një vit dhe më pas do të rikthehet në Madrid.

Trajneri Lopetegui ishte shprehur disa herë që Kovacic do të qëndrojë, por siduket nuk ka mundur ta ndalë pasi lojtari ishte shprehur hapur se kërkon më shumë hapsira.