FOTO/ Beqarja ‘e stazhionuar’ angazhon rrjetin social: Më gjeni këtë ‘djalë bukurosh’

Një nënë beqare është e dëshpëruar pasi nuk arrin të gjejë personin me të cilin ka flirtuar në avion.

Jo Saggers po udhëtonte nga Spanja për të shkuar në shtëpi dhe u takua me një mashkull, por nuk shkëmbyen numrat e kontaktit. Kështu, gruaja që besohet të jetë nga Anglia juglindore ka publikuar fotografinë e tyre në Facebook për të gjetur një kontakt me të.

Ajo shkruajti se djali i quajtur Joe ngjante me futbollistin Jordan Henderson. Gjithashtu ai e ndihmoi me valixhet. Në postim, gruaja shtoi se u pendua që nuk i dha numrin e celularit dhe dëshiron me këmbëngulje që ta gjejë "djalin bukurosh".

Postimi i saj është shpërndarë 796 herë ku shumë persona po e ndihmojnë që të gjejë 'dashurinë e jetës'.