Thaçi e thotë copë: Serbisë do ti lë 2/3 e Luginës dhe do ti jap 1/3 e Kosovës

Nuk është shaka, është një citim i marrë nga intervista e Hashim Thaçit në një lidhje telefonike me TCH.

Shprehimisht presidenti i Kosovës, Thaçi thotë: ‘Do të marrim 400 km2 të luginës’.

Por lugina është mbi 1200 km2, çfarë do të thotë se Hashim Thaçi ka rënë dakord t’i lërë Serbisë mbi 800 km2 dhe pa asnjë dyshim ti jap edhe Mitrovicën që është as më shumë e as më pak, po 1/3 e territorit të Kosovës.

Dhe pse? Çfarë fiton Kosova nga kjo?

Lugina e Preshevës shpërbehet, Kosova ndahet.

E gjitha tashmë me këmbënguljen e Presidentit të Kosovës.

Ja çfarë tha sot Hashim Thaçi:

Në asnjë rrethanë nuk mund të lejohet ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve pasi ajo është një ide e vjetër e Serbisë. Kërkesë historike kjo e Serbisë.

Ndërsa unë shoh mundësi në kuadër të korrigjimit të kufirit, rreth 400 km, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

Mendoj se kjo kërkesë është krejt legjitime, e arsyeshme, historike, e vullnetit të qytetarëve. Idetë e ndarjes, janë ide që në asnjë rrethanë nuk mund të vihen në jetë nga askush në Kosovë.