VIDEO/ Hashim Thaçi e nxjerr kokën: Do u japim autonomi serbëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk është edhe aq optimist se do të ketë marrëveshje me Serbinë.

Duke folur në lidhje me projektin që po diskutohet për ndarjen e Kosovës, Thaçi ka vazhduar ti qëndrojë faktit se nuk do të ketë një shkëmbim territoresh.

Sipas tij, ‘nuk do të ketë ndarje, por autonomi për serbët në Kosovë’.

Në një konferencë për media ai foli edhe për fundjavën e kaluar, ku është paralajmëruar se do të ketë trazira në veri.

Sipas tij, lajmet e rreme që u publikuan, treguan se sa larg prej realitetit janë mediat serbe.

‘Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale.

Por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika’, tha Thaçi gjatë konferencës për mediat në selinë e presidencës.