VIDEO/ U ble për 40 milion euro, shihni si e gjuan penalltinë

Liverpooli deri tani ka bërë disa afrime të rëndësishme si Xherdan Shaqiri, Fabinho dhe Alison.

Skuadra e Jurgen Klop duket se është përforcuar ndjeshëm në këtë merkato vere.

Por ai që u ble plot 40 milionë euro, Fabinho, ka bërë një goditje amatoreske të penalltisë në ndeshjen përballë Torinos.

Lojtari e ka goditur penalltinë dhe nuk ka arritur dot as ta shënjestrojë portën, duke e nxjerrë topin jashtë.