Modric rebelohet, refuzon të stërvitet me skuadrën

Sipas asaj që raporton Sky Sports, ka të reja rreth mundësisë që Luka Modric të luajë në Serie A, me fanellën e Inter-it. Në fakt, vetë kroati ka kërkuar që të mos stërvitet, duke shmangur në këtë mënyrë rrezikun që Inter të denoncohej nga Real Madrid. Raportohet që klubi spanjoll e ka aprovuar këtë kërkesë.

Sipas gjigantit sportiv italian, negociatat do të vazhdojnë, me Real Madridit që po përjeton verën më të vështirë, që nisi me shitjen e Cristiano Ronaldo-s dhe po vazhdon me kroatin që është në kërkim të stimujve të rinj; Mesfushori i cili u shpall lojtari më i mirë i Botërorit i ka bërë me dije drejtuesve që dëshiron të transferohet te Inter dhe nesër pritet një takim me presidentin Perez.

Kroati do të kërkojë që presidenti të zbatojë marrëveshjen (gentelman agreement) që kanë nënshkruar në të kaluarën. Inter nga ana tjetër beson te kjo tratativë, pasi ka marrë siguri nga agjentët e lojtarit.