Itali-Shqipëri, kur mund t’i blini biletat dhe sa kushtojnë

Miqësorja Itali-Shqipëri do të mbahet më 11 shtator në Cagliari (në stadiumin e “Sardegna Arena në orën 18:30), ndërkaq të gjithë të interesuarit mund të blejnë biletat e ndeshjes që nga e enjta e 9 gushtit, shkruajnë mediat italiane.

Çmimet e biletave variojnë nga 14 dhe 5 euro në varësi të pozicionit në stadium. Biletat do të jenë në shitje për publikun në kioska nisur nqa ora 10 e 9 gushtit ose në faqet në internet  vivoazzurro.it e www.ticketone.it.