Rama në panik!? Kush po e mban me oksigjen ‘azmatikun’ e Shtatorit...

Ka një vetëofrim të personazheve që kanë lëvizur sa djathtas, majtas për ta bindur Edi Ramën se PD-ja nuk ka asnjë forcë për të bërë asgjë, prandaj vazhdo pa frikë si gangster.

Janë fiks mjeshtrat që ja kanë kuptuar pikën e dobët Edi Ramës, ‘frikën ndaj popullit të opozitës’.

Kjo më së shumti u pa tek protesta e kuksianëve që e detyroi ‘azmatikun’ e Shtatorit të bëjë hap pas. Dhe kush e njeh Edi Ramën nga afër e di që po i the, kam kaluar ca kohë në oborrin e PD-s në kohën që opozita drejtohej prej Sali Berishes, të merr për cub dhe të ngjitet nga pas me tub në gojë për oksigjen.

Këtë po bëjnë mjeshtrat e tregut të frikacakeve me të. Po i japin oksigjen me ‘legjenda urbane’ si njerëz të kudondodhur në ngjarjet e rrëmujshme, për të mbyllur pazaret qe kanë nëpër duar.

Madje, për të bërë fiks si të fortë, shoqërohen edhe me ‘tigrin’ Bled Çuçi komisariateve për tu interesuar që të lirohet ‘venelezuani’ që u kap për 1000 rrënjët e kanabis në Përmet.

Gjithsesi, një gjë është e sigurtë.

Edi Rama do të vazhdojë me këtë lloj shtet-kapje, blerje të kujtdo që është i shitshëm, kërcënimi të kujtdo që është i kërëenueshëm, por kurrsesi nuk do ti shpëtojë përballjes me shumicën që kurrsesi nuk janë grupet e para.

Me ose pa PD, shumica e të pakënaqurve dhe të skllaëeruarve  do të përballen shumë shpejt me të.