Meghan Markle nuk po gjen rehat nga i ati, merr vendimin e papritur: Në fund të gushtit...

Marrëdhënia  e dukeshës Meghan me të atin e saj,vazhdon të jetë akoma e komplikuar ,kjo ka bërë që  familja  mbretërorë te jetë në  një situatë  të pazakontë.

Ky komplikim i marrëdhënies së  dukeshës me të atin është bërë e njohur për publikun që nga martesa e saj me Princ Harry.

Ai nuk mori pjesë në  dasëm me justifikimin që  ishte sëmur.

Por jo vetëm kaq , ai ka dhënë dhe intervista të tjera ku tregon që e bija nuk është e lumtur në pallatin mbretëror dhe ka deklaruar se nuk do të resht së foluri në publik,derisa të ketë një komunikim me të bijen.

Dhe  e motra Samantha nuk ja fal Meghanit  fakti që “injoron të atin” dhe nëse babi i tyre vdes, ajo do të jetë përgjegjëse.

Për ti dhënë fund çdo dyshimi dukesha ka vendosur ta takoj të atin,sipas The Mirror.

Takimi do të jetë sekret,në fund  të muajit  Gusht.