Real Madrid gjen zëvendësuesin e Modric

Real Madrid ia ka vënë syrin mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic si zëvendësues të Luka Modric.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Modric i ka thënë Los Blancosve se ai dëshiron të largohet, pas interesimit të Interit.

Kështu që ata e shohin Pjanicin si zëvendësues ideal të tij në "Santiago Bernabeu".