Çohuni o të dekun!

“Çohuni o të dekun!” At Gjergj Fishta

Erion Veliaj tejkalon edhe Revolucionin Kulturor Kinez të 1967s

Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, këto ditë dha nje deklaratë se ai nuk punon për Tironën e 200 mijë banorëve por për Tiranën e 800 mijë banorëvë. As komunistët e fjalimit të shkurtit 1967 nuk dhanë një verdikt kaq të hapur, kaq arrogant, kaq kriminal, kaq provincial, me kaq urrejtje karshi kryeqytetarise së vendit.

Komunistët, sëpaku, nuk thanë që do ta bënin kryeqytetin fshat, por “do ta bëjmë fshatin si qyteti”. Veliaj, deklaratën e tij se Tirana nuk është e 200 mijë banorëve Tiranas, por e 800 mijë të ardhurve që kanë zaptuar tokat e banorëve të Tiranës apo pronat publike duke u legalizuar, pra duke u legalizuar banditi-cubi, dhe duke u dënuar pronari dhe prona publike si dhune e revolucionit demo(n)kratik të Rilindjes Komuniste.

Urrejtja e provincializmit si dhunë karshi qytetarisë, jo vetëm të banorëve të Tiranës, që me deklaratën e fundit të Veliajt se “Tirana nuk është e 200 mijë banorëvë por e 800 mijë banorëve”, është një dënim me vdekje i qytetarisë gjë që as komunizmi nuk e bëri dot deri në këtë pikë.

Veliaj, sipas udhëzimeve të Kryeministrit (KM) Edi Rama dhe sëbashku me KM po zbatojnë tashmë planin e shkatërrimit jo vetëm qytetar por edhe fizik, urban, historik e kulturor të Tiranës. Tirana shumë shpejt nuk do të ketë asnjë gjurmë si qytet, se si u lind dhe u rrit ky qytet qe absorboi lloj-lloj dyndjesh dhe ruajti vlerat dhe qytetarinë, bukurinë dhe harmonine natyrore, por nuk mundi t’i shpëtojë dorës kriminale dhe urrejtjes provinciale të Rilindjes së Revolucionit të Hajdutëve ose thënë ndryshe “hajdutizimit” të ngritur në sistem.

Tirana po vdes nga ora në orë nga vandalizmi dhe barbaria e Rilindjes dhe turmave elektorale mbushur me urrejtjen kundër qytetarise.

Deri sa dhe deri kur më do të durojnë Tironasit duke dëgjuar këmbanat e fundit të asgjesimit të qytetit tyre dhe vetes?

Çohuni o të dekun!